Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme e Inovacionit dhe Teknologjisë – Drejtoria e Politikave dhe Strategjive Inovative – Sektori i Strategjisë dhe Standardizimit
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Standardizon, harmonizon proceset dhe përcakton standardet dhe praktikat e mira për përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit, duke siguruar që proceset dhe metodologjitë e përdorura janë konsistente dhe të koordinuara në të gjithë sektorin publik;
  • Harton dhe zhvillon strategjitë e inovacionit dhe teknologjisë duke përgatitur dhe zhvilluar strategjitë e përbashkëta për përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit për të përmirësuar shërbimet dhe performancën e administratës shtetërore;
  • Harton dokumentacionin për standarde të reja dhe përditësimet e politikave ekzistuese, duke siguruar që të gjithë personeli i MEKI-t të informohet dhe të kuptojë ndryshimet;
  • Zbaton procesin e standardizimit dhe certifikimit sipas standardeve ndërkombëtare, duke siguruar që i gjithë dokumentacioni dhe proceset janë në përputhje me kërkesat përkatëse;
  • Ofron mbështetje për zhvilllimin e trajnimeve për të sensibilizuar dhe trajnuar personelin në lidhje me standarde të reja dhe procedura të përditësuara;
  • Kontribuon në bashkëpunim me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendore për të ndjekur dhe për të përditësuar përparimet në fushën e standardeve dhe politikave dhe për të përfituar nga përvoja dhe praktikat më të mira;
  • Harton politika dhe strategji të inovacionit dhe teknologjisë për të adresuar sfidat dhe nevojat specifike për të përmirësuar shërbimet publike;
  • Harton analiza të thelluara për të kuptuar kontekstin e përgjithshëm politik, ekonomik dhe social dhe për të identifikuar nevojat dhe mundësitë për inovacion në fushën e teknologjisë dhe administratës publike;
  • Ndërton dhe mban lidhje me sektorin privat, akademinë dhe organizatat e tjera për të përfituar nga përvojat dhe ekspertiza e tyre dhe për të zhvilluar partneritete strategjike për inovacion dhe zhvillim teknologjik;
  • Mbledh dhe përgatit informacion në lidhje me projekte në fushën e inovacionit të të gjithë sektorëve me prioritet që kanë ndikim në zhvillim të qëndrueshëm;
  • Siguron bashkëpunimin me institucionet qeveritare për aplikimin e proceseve dhe shërbimeve innovative;
  • Kordinon punën për promovimin e programeve dhe ideve inovative

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Master Shkencor / Shkenca Kompjuterike/ Juridike /Ekonomike, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

APLIKO TANI: www.dap.gov.al