Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse – Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – Sektori i Burimeve Njerëzore të Aparatit
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Ndjek dhe zbaton procedurat ligjore mbi menaxhimin e burimeve njerëzore në lidhje me rekrutimin, vlerësimin e rezultateve në punë, regjistrimin e lëvizjes së punonjësve, menaxhimin e dosjeve të personelit dhe dhënies së informacioneve mbi indikatorët e menaxhimit të burimeve njerëzore;
  • Mbështet nevojat e veprimtarisë së institucionit me burime të kualifkuara njerëzore dhe kujdeset per zhvillimin e karrierës së tyre nëpërmjet kualifikimeve, trajnimeve dhe zhvillimit të tyre;
  • Mbështet njësitë organizative të institucionit në lidhje me proceset e parashikuara në legjislacion për nëpunësin civil në lidhje me vlerësimin e rezultateve në punë, masat disiplinore dhe hartimin e përshkrimeve të punës;
  • Merr pjesë në procesin e hartimit të strukturës dhe organikës së institucionit.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al