Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Kënaqësi të mirëprisnim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Ngarkuarën me Punë të SHBA në vendin tonë, Znj. Nancy VanHorn dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës Amerikane, për të diskutuar mbi partneritetin tonë strategjik, mbi mundësitë e shumta për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, duke vendosur inovacionin në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes ekonomike në shërbim të qytetarëve.
Në takim Znj. VanHorn u njoh me aktivitetin e suksesshëm të OBP-së, si një operator i ri publik me impakt të lartë në zhvillimin e tregut, dhe me angazhimin tonë të vendosur për një proces shembullor prokurimi publik të përqendruar, që ofron standarde e besueshmëri maksimale, në vetëm 4 muaj nga rikonceptimi i këtij shërbimi thelbësor për blerjet dhe investimet tona publike.