Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ditën e sotme, Kryeministri i vendit Rama së bashku me ministrin Blendi Gonxhja, vizituan Shkollën Profesionale “Beqir Çela” në Durrës, ku këtë vit janë regjistruar 400 nxënës, 20% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, duke e çuar numrin e nxënësve të kësaj shkolle në 1,200 në total!
Një tregues i qartë që gjithmonë e më shumë të rinj po zgjedhin arsimin profesional si rrugën e tyre drejt suksesit.
Shkolla ofron programe të akredituara në pesë drejtime kryesore:
Shërbime Mjetesh Transporti;
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
Elektroteknikë;
Termohidraulikë;
Mekanikë.
Po ashtu, me zgjerimin e konvikteve të reja për 200 nxënës, “Beqir Çela” po transformohet në një Kampus Arsimor modern me hapësira studimi, akomodimi dhe terrene sportive.