Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

4,039 bursa të shpërndara në mbështetje të nxënësve të regjistruar në arsim profesional me një fond total prej 281 milion lekësh.

Bursat jepen për nxënësit në bazë të kritereve ekonomike (të ardhurat) dhe jo-ekonomike (degët prioritare, mesatarja shkollore, etj).

Përmes kësaj mbështetje synojmë integrimin në arsim profesional të çdo nxënësi dhe mbështesim degët prioritare të ekonomisë për forcë punëtore të kualifikuar me paga të larta.