Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Tolerancë ZERO ndaj Informalitetit! 

Planifikimi i Inspektimeve nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me bazë risku ka sjellë përmirësime të ndjeshme, duke identifikuar një rritje prej 29% të punëmarrësve informalë gjatë proceseve inspektuese, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Janë futur në skemë 1,984 punëmarrës informalë, nëpërmjet masës urgjente “Pezullim Aktiviteti”, duke kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me një vlerë minimale prej 22,141,440 Lekë pas deklarimit në buxhet.

Të nderuar qytetarë❕
Mos pranoni të punoni të pasiguruar ose të nënsiguruar në skemën e sigurimeve shoqërore

Çdo formë pune jashtë kësaj skeme është abuzim që duhet denoncuar!