Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Tirana Slush’D është një platformë efektive për ndarjen e ideve dhe projekteve që synojnë të nxisin zhvillimin teknologjik dhe ekonomik në vend, eventi i parë qe vjen në Shqipëri, nga i cili u nxorën tre fitues, Bliss, Skaitech dhe Patoko.

Bliss është fituesi i çmimit të parë të Tirana Slush’D.

Bliss është platforma e parë e terapisë online në Shqipëri, e cila ofron terapi dhe këshillim online të personalizuar në gjuhën tënde, kurdo dhe kudo që të duhet. Bliss kombinon teknologjinë me ekspertizën e psikologëve të kualifikuar në fusha të ndryshme siç janë stresi, ankthi, depresioni, traumat dhe të tjera, ku këto seanca bëhen përmes videove/audiove, duke siguruar fleksibilitet dhe privatësi maksimale. Një ndër vizionet e Bliss për të ardhmen është të zgjerojë shërbimet për komunitetin shqipëtar në diasporë.

Skaitech mori pjesë në Tirana Slush’D ku fitoi çmimin e dytë.

Tirana Slush’D është eventi i parë që bëhet në Shqipëri i cili sjell një frymë të re dhe një vizion të qartë për inovacionin në Shqipëri. 

Skaitech është kompania e parë e dronëve në Shqipëri e themeluar ne vitin 2020, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh, zgjidhjesh dhe produktesh me dron. Ekspertiza e tyre shtrihet në AI, sisteme pa pilot, robotikë, loT dhe teknologjitë cloud. Kompania ofron zgjidhje inovative për bizneset në një gamë të gjerë indrustrish si infrastrukturë, energji, bujqësinë, sigurinë dhe mbrojtjen.

Patoko është fituesi i çmimit të tretë të Tirana Slush’D. 

Patoko është një aplikacion i thjeshtë në përdorim ku nëpërmjet një kliku i jep zgjidhje nevojave të ndërlikuara të kohës urbane dhe moderne. Në Patoko ofrohen shërbime mobiliteti cilësore në Tiranë me çmime të përballueshme. Disa nga shërbimet që ofrohen nga ky aplikacion janë taksitë, gjurmim i autobusëve ne kohë reale, dhe shërbime të tjera siç janë pastrimi dhe shërbime estetike.