Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të Thirrjes së Hapur për Projekte për realizimin e Pavijonit Shqiptar në edicionin e 19-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienale e Venecias me temë “Intelligens.Natyrale.Artificiale.Kolektive”, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e Republikës së Shqipërisë, përgëzon ekipet e kualifikuar për fazën e dytë të procesit përzgjedhës për angazhimin dhe profesionalizmin në paraqitjen e propozimeve.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpall se projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 19-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, Bienale e Venecias 2025 është “Building Architecture Culture” i paraqitur nga Anneke Abhelakh

Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime shpallur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të dy fazave të procesit përzgjedhës, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: znj. Adelina Greca, Z. Sokol Ismaili, Z. Erfort Kuke, Z. Simon Battisti, Z. Kleant Bibolli, Znj. Arba Baxhaku dhe Znj. Enida Mitro

Projekti _ Përmbledhje

Building Architecture Culture

Shqipëria po përballet me sfida të mëdha. Në 25 vitet e fundit, rregullat dhe rregulloret e planifikimit nuk kanë qenë kurrë në gjendje të kapin transformimet e shpejta sociale, ekonomike dhe politike.

Rrugëtimi nga një regjim i rreptë totalitar prej 50 vitesh izolimi në një ekonomi të hapur kapitaliste në vitet 1990 ishte një ndryshim i thellë. Në pasigurinë e tmerrit kolektiv, asgjë e huaj nuk lejohej. Asnjë film i huaj, asnjë letërsi e huaj, asnjë ide e huaj, asnjë arkitekturë e huaj, as miq të huaj.

Pastaj tranzicioni që ndodhi, në një shoqëri kapitaliste, prodhoi shumë pasiguri dhe mënyra të reja për të shpikur një peizazh të ri ekonomik. Ndërkohë Shqipëria ka mbi gjashtëdhjetë arkitektë të huaj që punojnë në vend.

Kjo ekspozitë është një ftesë, si një ngacmues i librit të parë që do të shfaqet me temën e arkitektëve të huaj që punojnë në Shqipëri, përballë shumë mundësive dhe sfidave të zhvillimit dhe dizajnimit të punës së tyre në këtë vend në fluks.

Kjo ekspozitë është një ftesë, një nxitës (ngacmues) i librit të parë që do të botohet me temën e arkitektëve të huaj që punojnë në Shqipëri, përballë mundësive dhe sfidave të shumta në zhvillimin dhe projektimin e punës së tyre në këtë vend gjithnjë në zhvillim.

 

 

PROPOZUESI

Anneke Abhelakh, kuratore dhe studiuese e angazhuar në projekte në fushën e artit bashkëkohor, arkitekturës dhe hapësirave publike.

Anneke Abhelakh, kuratore dhe studiuese që jeton dhe punon në Zyrih. Fusha e veprimtarisë fokusohet  në marrëdhëniet hapësinore midis praktikës, akademisë dhe sferës së tretë të kulturës arkitekturore dhe zhvillon projekte që lidhin dhe nxisin diskutimin dhe mirëkuptimin.

 

 

JURIA NDËRKOMBËTARE

 

Adelina Greca, Kryetar

Adelina Greca ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (Ankara/Turqi). Ajo ka ndjekur studimet pas-universitare në të njëjtin universitet, në Departamentin e Planifikimit Urban, Programi i Projektimit Urban. Ka kontribuar në mësimdhënie pranë Universitetit Epoka, Fakulteti i Inxhinjerisë, Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinjerisë (2011 – aktualisht). Aktualisht është Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimimt të Territorit. Znj. Greca ka qenë pjesë e Jurisë Ndërkombëtare në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në edicionin 16-të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës, 2018.

 

Sokol Ismaili

Ka përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 2009. Në vitin 2011 përfundoi studimet për Master Shkencor në të njëjtën fushë. Gjithashtu, ka ndjekur Fakultetin e Drejtesisë në Universitetin e Tiranës. Që prej në vitit 2011 deri aktualisht ka pasur një eksperiencë të gjatë pune kryesisht në Administratën Publike, në pozicione nga ekspert e deri në atë drejtues. Ka qënë pjesë drejtuese dhe organizative e shume projekteve të ndryshme në fushën e ndërtimit, me partnerë ndërkombëtarë dhe vendas. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor/Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Prej muajit shkurt 2024, ka mbajtur fillimisht postin e Këshilltarit të Ministrit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe më pas dhe aktualisht postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, post që aktualisht mban.

 

Simon Battisti

Arkitekt me një veprimtari të gjerë në Tiranë, aktualisht Drejtor i Qendrës “Marrëdhënie”. Puna e tij përqendrohet në qasje alternative dhe kritike ndaj zhvillimit në planifikimin hapësinor. Në vitin 2016, z. Battisti ka qenë kurator i pavijonit shqiptar në Bienalen e Arkitekturës së Venecia, edicioni i 15-të me projektin fitues “Të kam lënë malin”. Gjithashtu ka qenë pjesë e Jurisë Ndërkombëtare në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në disa edicione të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës. Në karierën e tij ka kontribuar jithashtu në publikime për arkitekturën dhe urbanizmin.

 

Erfort Kuke

Erfort Kuke, regjizor, producet dhe bashkëthemelues i Kube Studio, një prej shtëpive të produksionit më të mirat në vend, me fushë të aktivitetit ndërkombëtare në industrinë e reklamave dixhitale, të filmit dhe artit. Me një përvojë punë 16 vjecare, z. Kuke ka qenë pjesë e Jurisë Ndërkombëtare në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në edicionin e 18-të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës, 2023.

 

Kleant Bibolli

Kleant Bibolli, ka mbaruar Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë. Ka një përvojë punë në disa institucione dhe kompani. Për disa vite ka mbajtur pozicionin e Pedagogut të Jashtëm, në lëndën Bazat e Vizatimit Arkitektonik në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës. Prej vitit 2013 është Senior Arkitekt, Drejtor i Departamentit të Arkitekturës dhe projektimit në Nova Construction-2012 Sh.p.k. Aktiviteti kryesor i tij përfshin hartim të projekt-ideve dhe projekteve teknike të shoqërisë, konsulencë në fushën e arkitekturës, ndjekjen e zbatimit te projekteve, Autor dhe Bashkëautor me një portofol prej më tepër se 220 projekte.

 

Arba Baxhaku

Arba Baxhaku ka përfunduar studimet në Institutin Harry Fultz në vitin 2006 dhe doktoraturën në Universitetin e Firences me tezën “Identitete të pezulluara – Interpretime mbi transformimin e peizazhit arkitektonik të Tiranës pas rënies së regjimit komunist”. Veprimtaria e saj ndërthur kërkimin teorik dhe praktikat e projektimit. Arkitekte dhe pedagoge në Universitetin Politeknik te Tiranes.  Pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, përgjegjëse për projekte që lidhen me kulturën dhe trashëgiminë historike të qytetit. Së fundmi, në këtë cilësi ajo u përfshi në përfundimin e projektit “Shtëpia Studio Kadare”, një vend kushtuar studimit dhe kujtimit të veprës së Ismail Kadaresë, drejtuar nga Elisabetta Terragni.

 

Enida Mitro

Enida Mitro është diplomuar në Arkitekturë në Universitetin e Teknologjisë në Graz në vitet 2000-2004 dhe Master në Universiteti i Teknologjisë i Vjenës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit, në vitet 2004 – 2008. Në periudhën 2011 – 2015 ka mbajtur pozicionin e lektor për Planifikim Arkitekturor në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit pranë Universitetit të Teknologjisë i Vjenës. Në vitin 2010 ka qenë ndihmës kuratore në edicionin e Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës të mbajtur në Venezia. Me 15 vjet përvojë në fushën e projektimit ajo është themelues i PRIVÉ Architecture që prej vitit 2015.

 

KOMISIONER: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e Republikës së Shqipërisë

PROJEKTI: “Building Architecture Culture

KOHËZGJATJA: 10 Maj – 23 Nëntor 2025 (para-hapje 8 dhe 9 Maj) në Giardini dhe Arsenale

SALLA: Arsenale di Venezia

MINISTRIA E EKONIMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT

Adresa: Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë, Shqipëri

Email: info@meki.gov.al

Faqe web: www.meki.gov.al

PR dhe Komunikim: Xhuliana Haxhiu, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

e-mail: xhuliana.haxhiu@meki.gov.al