Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministri Blendi Gonxhja me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, së bashku Ministren e Kulturës dhe Medias të Malit të Zi, znj. Tamara Vujovic, për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve tona.
U diskutua me fokus të veçantë mbi fuqizimin e lidhjeve kulturore në fushat e kinematografisë, teatrit dhe botimit, duke synuar të krijojmë një platformë të përbashkët për shkëmbime artistike dhe projekte të përbashkëta.
Ky bashkëpunim do të jetë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje ku kultura jonë e përbashkët dhe e ngjashme të frymëzojë projekte që bashkojnë dhe pasurojnë kalendarin artistik të vendeve tona.