Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Zv.Ministri z.Enkelejd Musabelliu në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ku u diskutua për aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i cili do t’i japë qytetarëve shqiptarë mundësinë të kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare për të drejtat e tyre.
Kjo nismë e propozuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të forcojë mbrojtjen për individët, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara, gratë, fëmijët dhe minoritetet.
Ky hap është një angazhim për një Shqipëri më të drejtë, duke siguruar standarde më të larta jetese, kujdes shëndetësor, arsim cilësor dhe mundësi për të gjithë!