Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Shqipëria, si shtëpi e inovacionit dhe inovatorëve nga e gjithë bota, mirëpret nomadët dixhitalë në Tirana Digital Nomad Festival – një event ndërkombëtar 5-ditor që promovon punën dhe stilin e jetesës në distancë.
Tirana po shndërrohet në një simbol të Shqipërisë 2.0 – një vizion për një vend modern europian, ku inovacioni dhe puna në distancë janë në qendër të suksesit!
Me incentiva dhe lehtësitë e posaçme për qëndrimin, vendi ynë po tërheq gjithnjë e më shumë profesionistë globalë që kontribuojnë direkt në ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.