Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në konferencën për shtyp për premierën e operës së mirënjohur shqiptare “Goca e Kaçanikut”, një produksion i jashtëzakonshëm që vjen në Tiranë nga Opera e Kosovës.
E pranishme në këtë konferencë për shtyp ishte edhe zëvendësministrja Lira Pipa, e cila theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi artistik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo u shpreh se “Goca e Kaçanikut” është një vepër që jo vetëm pasqyron historinë dhe traditat tona të përbashkëta, por edhe dëshmon për fuqinë e artit në forcimin e lidhjeve kulturore dhe kombëtare.
Ky moment simbolik në prag të Festave Kombëtare sjell në pah vlerat e përbashkëta të dy vendeve tona dhe dëshirën për të vijuar promovimin e artit shqiptar në skenat kombëtare e ndërkombëtare.
“Goca e Kaçanikut” sjell në skenë një histori epike dashurie, trimërie dhe lirie.
Kompozuar nga maestro Rauf Dhomi;
– Bazuar në novelën e Milto Sotir Guros;
Interpretuar me mjeshtëri nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës, Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës;
Nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani dhe Regjinë e mjeshtrit Nikolin Gurakuqi.
Kjo shfaqje premierë do të mbahet më 25 nëntor, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, duke përfaqësuar unitetin dhe pasurinë e kulturës sonë kombëtare.