Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Shqipëria drejt standardeve botërore në industrinë e mikpritjes
Qeveria shqiptare, në partneritet me Ecole hôtelière de Lausanne (EHL) – shkolla më e mirë në botë për hoteleri dhe turizëm, ka nisur një iniciativë transformuese për arsimin profesional në këtë sektor strategjik.
Sot, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ambasadoren e Zvicrës znj. Ruth Huber, Drejtorin e Shkollës Ecole Hôtelière de Lausanne, Dr. Juan Perellon, dhe kolegë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, vizituam ambientet e shkollës së mesme profesionale “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë, ku tashmë është implementuar Programi VET by EHL, i cili sjell:
Certifikim të dyfishtë për 65 nxënësit e parë të regjistruar në klasën e 10-të.
– Një platformë globale për arsim dhe trajnime sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
– Mundësi të reja për zhvillimin dhe modernizimin e industrisë së mikpritjes në Shqipëri.
Kjo nismë përfaqëson një investim të çmuar në të ardhmen e arsimit dhe të turizmit në vend, duke e çuar Shqipërinë drejt standardeve ndërkombëtare dhe duke e bërë më konkurruese në tregun global të mikpritjes.