Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Raundi i tretë i negociatave që u zhvillua në Tiranë në datat 11-13 nëntor u drejtua nga Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj.Olta Manjani dhe për palën polake nga nënsekretari i shtetit të Ministrisë së Punës, Familjes dhe Çështjeve Sociale z. Sebastian Gayewski.
Përmes kësaj marrëveshje qytetarët shqiptarë sigurojnë një sërë përfitimesh, si: pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit etj..
Qytetarët do të përfitojnë nga bashkimi i periudhave kontributive, duke siguruar që të mos humbasin vitet e tyre të punës.