Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Përmes financimit të Qeverisë Shqiptare / Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Bashkinë e Vaut të Dejës, janë realizuar investime të rëndësishme në rikonstruksionin e çative të shtëpive dhe rregullimin e rrugëve, në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social duke u ardhur në ndihmë 24 familjeve në nevojë vetëm për vitin 2024!
Ndërkohë që punimet vijojnë, këto investime, që garantojnë siguri dhe dinjitet për banorët, janë dëshmi e një qasjeje të përbashkët për zhvillimin social dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për çdo familje në Vaun e Dejës dhe kudo në Shqipëri!
Ky program mbështetet nga fondet e MEKI-së, të cilat i transferohen bashkive që aplikojnë çdo vit për të përfituar financime në projekte që përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe u japin qytetarëve siguri dhe dinjitet.