Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Faza e tretë dhe e fundit e programit të granteve EU4Culture ‘Rikrijo të Shkuarën, Ndërto të Ardhmen’ u lançua dje. Tetë grante, me një shumë totale prej 356,541 USD (afërsisht 334,435 Euro), do të mbështesin iniciativat e OJQ-ve për zhvillimin e artizanatit, turizmit inovativ, platformave digjitale dhe ngjarjeve kulturore në bashkitë e Tiranës, Mirditës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Kurbinit dhe Krujës, ku ndodhen site të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, të prekura nga tërmeti i vitit 2019.
Projektet që do të financohen nga ky program trajtojnë një gamë të gjerë temash të cilat do të sjellin trashëgiminë kulturore më afër komunitetit lokal, duke forcuar identitetin e tyre kulturor dhe duke ofruar mundësi për rritje ekonomike.