Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Trashëgimia kulturore është identiteti ynë i përbashkët, një urë për të kaluarën dhe një udhërrëfyes për të ardhmen.
Megjithatë, ajo përballet me kërcënime të vazhdueshme nga trafikimi i paligjshëm, vjedhja dhe eksportet ilegale të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Gjatë kësaj jave, BE dhe UNESCO, me mbështetjen e MEKI, adresuan këtë sfidë përmes një trajnimi të specializuar për profesionistë nga sektori gjyqësor dhe prokuroria.
Kjo nismë, pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pronës kulturore në Ballkanin Perëndimor”, që u trajtua gjithashtu në tetor të vitit të kaluar në mënyrë të dedikuar me të gjithë sektorin dhe infrastrukturën kulturore, synon:
– Rritjen e kapaciteteve institucionale,
Forcimin e kuadrit ligjor, dhe
– Nxitjen e bashkëpunimit rajonal për të mbrojtur thesaret kulturore shqiptare.
Sot ne tregojmë angazhimin tonë të përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore – një pasuri e paçmuar që përcakton historinë, identitetin dhe kujtesën tonë kolektive.