Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, përfaqësuar nga Zëvendësministrja Znj. Blerta Rama, mirëpriti delegacionin me deputetë të Forumit Parlamentar për Evropën Lindore dhe Qëndrore të landit gjerman të Saksonisë.
Përgjatë takimit u theksuan mundësitë që ofron Shqipëria lidhur me perspektivat dhe avantazhet konkurruese në sektorë prioritarë dhe strategjikë të ekonomisë.
Gjithashtu u diskutua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, mbështetja e vazhdueshme nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit teknik, integrimi europian, zhvillimi i turizmit dhe ftesa për bizneset gjermane për të investuar, duke përmendur përfshirjen e Gjermanisë në bashkëpunimin për zhvillim përmes GIZ-it në Shqipëri.
Znj. Rama theksoi prioritetet e MEKI-t lidhur me nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe landin e Saksonisë, si një ndër partnerët e rëndësishëm ekonomik, tregtar, social dhe kulturor të vendit tonë.