Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Durana Tech Park hap dyert virtuale dhe së shpejti me një infrastrukturë moderne në zemër të korridorit ekonomik Tiranë-Durrës.
Një ekosistem i jashtëzakonshëm ku do të bashkohen bizneset shqiptare dhe të huaja, startup-et inovative, institucionet akademike, kërkimi shkencor dhe nomadët digjitalë.
Ky park do të ofrojë infrastrukturë moderne fizike e virtuale, mundësi të mëdha për investime e zhvillim, si dhe do të bëhet një qendër e rëndësishme për krijimin e teknologjive të reja dhe zgjidhjeve inovative për biznesin, shtetin dhe shoqërinë.  https://www.aicorporation.al/…/durana-technology-and…
Përfitimet kryesore për ekonominë shqiptare:
– Tërheqja e investimeve të huaja falë avantazheve krahasuese dhe incentivave fiskale;
– Krijimi i vlerës së shtuar në ekonominë shqiptare dhe përmirësimi i bilancit tregtar;
– Transferimi i njohurive dhe modernizimi i fuqisë punëtore për një ekonomi më konkurruese;
– Mbështetja e startup-eve dhe modernizimi i arsimit përmes programeve të akselerimit dhe inkubimit.
Durana do të jetë një tjetër qendër e rëndësishme për investitorët dhe inovatorët që duan të ndërtojnë të ardhmen e teknologjisë në Shqipëri.
Ashtu si shumë vende të tjera që kanë nisur zhvillimin nga një zonë e tillë ekonomike, ne besojmë se Durana mund të jetë shkëndija që do të nxisë transformimin ekonomik në Shqipëri. —