Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të ITB Berlin 2025, ku Shqipëria është vendi mikpritës, u zhvillua një panel i rëndësishëm mbi rolin e vendit tonë si portë kryesore hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore.

Nën moderimin e Lavdërim Hoxha, Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, paneli mblodhi drejtues të rëndësishëm të industrisë, përfshirë përfaqësues nga Air Albania, Tirana International Airport, One Albania dhe përfaqësues të hoteleve në zonat bregdetare.

Çështjet kryesore të diskutuara:

  • Përmirësimi i lidhjeve ajrore dhe strategjitë për të tërhequr më shumë linja ndërkombëtare.
  • Transformimi digjital i turizmit për të ofruar një përvojë moderne për vizitorët.
  • Zhvillimi i markës së Shqipërisë si një destinacion premium dhe i qëndrueshëm.

Ky diskutim nënvizoi përkushtimin e Shqipërisë për t’u shndërruar në një qendër kyçe për turizmin në rajon.