Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Çdokush që ka në posedim një tokë për një periudhe mbi 10 vite, apo e pretendon si tokën e të pareve të tij, që ndonëse nuk ka dokumentacion të rregullt pronësie, por ka vërtetim nga Këshilli Bashkiak si posedues jo-pronar, mund të marrë leje për të investuar në ekonomi malore (agroturizëm, fermë, 🪵linjë përpunimi, etj) duke u bërë i zoti i pronës në përfundim të investimit me vetëm 1 Euro.

I gjithë investimi do të jetë me taksa 0 dhe përgjatë 10 viteve të para, 500 sipërmarrësit e parë përfitues të kësaj pakete, do të paguajnë taksa 0 dhe TVSH 0.

Kjo paketë historike do të inkurajojë kthimin e diasporës dhe zhvillimin ekonomik në zonat rurale