Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Java e Shqipërisë si Vendi i Nderit në ITB Berlin, panairin më të madh të turizmit në botë, ishte një shpërthim inovacioni, kulture dhe mundësish të reja!

Së bashku me EU4Innovation mbështetëm 7 start-up-e inovative, duke sjellë në qendër të vëmendjes rolin e teknologjisë dhe kreativitetit në transformimin e turizmit.  Ekosistemi inovativ shqiptar po rritet me ritme të shpejta, duke formësuar të ardhmen dhe sjellë një revolucion jo vetëm në turizëm, por edhe përtej tij!

Delegacioni ynë i inovacionit në ITB Berlin përfshiu start-up-e që po ndryshojnë lojën:

  • Albanian Night, Immersive MA, GADK – Koncepte unike për promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare.
  • Space 05 – Një platformë për industrinë kreative “Made in Albania”.
  • C4Communities – Laboratori ku talentet shqiptare takohen me gjenialitetin e nomadëve digjitalë.
  • Patoko, Rent from Locals dhe Marine Data Cloud – The Boat App – Pionierët që po dixhitalizojnë turizmin dhe ekonominë lokale.

Inovacioni është e ardhmja e turizmit, dhe Shqipëria po e udhëheq këtë ndryshim!