Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Sektorit Privat, i menaxhuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është një mundësi e artë për sipërmarrjet shqiptare që synojnë zgjerimin dhe inovacionin. Përmes kësaj skeme financimi, bizneset përfitojnë kredi të buta për të rritur kapacitetet e tyre dhe për të forcuar sektorin privat.Një prej përfituesve të këtij programi është kompania Digi Print në Vorë, e drejtuar nga Juland Mustafaj, një ish-emigrant që u kthye nga Greqia në vitin 2007 për të ndërtuar një të ardhme në Shqipëri. Në vitin 2020, ai aplikoi dhe siguroi një kredi prej 302,600.00 euro, duke investuar në zgjerimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.Ky financim është një dëshmi e angazhimit për të mbështetur sipërmarrjet vendase dhe për të forcuar ekonominë shqiptare, duke u dhënë mundësi edhe atyre që rikthehen për të ndërtuar suksesin e tyre në vendin e origjinës.