Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shqipëria në Forumin Rajonal për Zhvillim të Qëndrueshëm 2025 në Gjenevë, përfaqësuar nga Znj. Eridana Çano, Drejtoreshë e SASPAC, dhe Z. Sokol Duma, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe Znj.Mira Rakacolli Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët ndanë përvojat, sfidat dhe angazhimin e vendit tonë drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Në një platformë që bashkon aktorë nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria vuri në pah politikat gjithëpërfshirëse dhe investimet e qëndrueshme që vendosin qytetarin në qendër.

Nën moton “Zgjidhje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në shkencë për Agjendën 2030”, Shqipëria u bë pjesë e diskutimeve rajonale përmes përvojës shqiptare në fusha si barazia gjinore, punësimi i denjë, partneritetet për zhvillim dhe mbrojtja e mjedisit. Pjesëmarrja në këtë forum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në skenën globale të zhvillimit të qëndrueshëm.