Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Stafi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës po merr pjesë në një vizitë studimore 3-ditore frymëzuese në Stockholm. Gjatë kësaj vizite, ata janë shoqëruar nga Ambasadori i Suedise në Tiranë, Sh.T.Z. Niklas Ström , ku kanë vizituar vendet më të rëndësishme të inovacionit në Suedi, duke eksploruar mundësitë për të mbështetur ide inovatore dhe për t’i çuar ato drejt tregut, duke ndarë përvoja me ekspertë ndërkombëtarë dhe duke ndihmuar në zhvillimin e ekosisitemit të inovacionit në Shqipëri.
Kjo vizitë studimore mbështetet nga Challenge Fund, EU4Innovation nga Ambasada Suedeze në Tiranë.