Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Katër Zv/Ministra të Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Luksemburg, pjesë e skuadrës kombëtare negociuese; Olta Manjani, Blerta Rama, Sokol Duma dhe Enkelejd Musabelliu! Krenari!

Në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare, u hapën negociatat për Grup-Kapitullin 2, atë të Tregut të Përbashkët, me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e konkurrueshmërisë në tregun europian, i cili përfshin 9 Kapituj:

  • Lëvizjen e lirë të mallrave
  • Lirinë e lëvizjes së punonjësve
  • Të drejtën e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve
  • Lëvizjen e lirë të kapitalit
  • Të drejtën tregtare
  • Të drejtën e pronësisë intelektuale
  • Politikën e konkurrencës
  • Shërbimet financiare
  • Mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit

7-të Kapituj negociohen nën udhëheqjen e MEKI, duke adresuar çështje të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punës.
Angazhimi ynë për reforma strukturore dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së po intensifikohet, duke e sjellë Shqipërinë më pranë familjes europiane.
Më shumë informacion këtu: https://www.consilium.europa.eu/…/accession-conference…/