Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Zëvëndësministri Sokol Duma së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Komanduar të DPPI-së, znj. Maria Solis Kapedani, priti në një takim zëvendëspresidentin për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare në Zyrën Evropiane të Patentave (EPO), z. Christoph Ernst, në kuadër të konferencës së nivelit të lartë për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Takimi ishte një mundësi e vyer për të thelluar bashkëpunimin mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Zyrës Evropiane të Patentave.

Rikonfirmuam angazhimin tonë për të çuar përpara plane konkrete dhe për të forcuar partneritetin tonë dypalësh, me synimin për të zhvilluar më tej sistemin e pronësisë intelektuale në Shqipëri dhe për ta afruar më shumë me standardet evropiane të inovacionit dhe mbrojtjes së të drejtave.