Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri Blendi Gonxhja, së bashku me Ministren franceze të Inovacionit Clara Chappaz dhe drejtueset e institucioneve kyçe të ekosistemit tonë të inovacionit dhe të Koordinimit të Projekteve Strategjike zhvilluan sot një takim vetëm pak orë para firmosjes së Marrëveshjes Dypalëshe për Planin e Veprimit për Inovacionin.

Ky Plan shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë, që synon të kthehet në një qendër evropiane për AI të gjelbër dhe inovacion të qëndrueshëm.

Diskutuam për projektet konkrete që po marrin jetë, nga Fabrika AI dhe kampusi digjital, te përfshirja në teknologjitë më të avancuara si superkompjuterët dhe Qendra BCC në Korçë.

Partneriteti me Francën është çelësi për të afruar më shumë investime, për të rritur bashkëpunimin akademik dhe për të fuqizuar ekonominë kreative shqiptare.