Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shkodra Elektronike sot rrëmbeu zemrat e publikut anembanë, duke u votuar si një nga performancat më të preferuara të këtij Eurovision!

Beatriçe dhe Kolë sollën në skenë jo vetëm muzikë, por një valë të pastër emocionesh që preku zemrat e miliona shikuesve duke e ngritur artin shqiptar në nivelet më të larta!

Për ne, ata janë fituesit – sepse nderuan Shqipërinë përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, me dinjitet, pasion dhe klas!

BRAVO! Krenohemi me ju!