Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Zv. Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit znj. Olta Manjani sot në fjalën e saj në seancën plenare të Konferencës së 113-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), vuri theksin në:

  • Angazhimin e Shqipërisë për të promovuar drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm, në rrugën e saj të përparimit të shpejtë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2030;
  • Themelimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian dhe organizimin e takimit të parë inagurues në Tiranë në muajin prill’25;
  • Aderimin e Shqipërisë në koalicionin global për drejtësi sociale, në reflektim të përkushtimi të saj për promovimin e vlerave të drejtësisë sociale në vend dhe në rajon;
  • Shqipëria në rolin e një vendi pionier në Përshpejtuesin Global për Vendet e Punës dhe Mbrojtjen Sociale për Tranzicione të Drejta;
  • Mbështetjen nga Shqipëria të miratimit të rezolutës për Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social, që do të mbahet në Doha në nëntor 2025, duke synuar ambicien kolektive drejt zgjerimit të aksesit universal në mbrojtjen sociale.

Njëkohësisht, ajo realizoi takime bilaterale me Drejtoreshën Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ms. Beate Andrees, si dhe me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Besar Durmishi.