Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Drejtues të EU4Culture, ku kryesisht diskutimet u fokusuan mbi:

  • Ecurinë e punimeve në Muzeun Historik Kombëtar;
  • Hapjen për publikun të Hamamit të Durrësit;
  • Përfundimin e punimeve në Kalanë e Bashtovës – një hap i rëndësishëm drejt aktivizimit të potencialit të saj kulturor e turistik;
  • Riorganizimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe procesin e muzealizimit;
  • Koordinimin e një kalendari të përbashkët eventesh kulturore në sitet përfituese të projektit.

Në qendër të vëmendjes mbetet përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët përfshirë Delegacionin e BE-së dhe UNOPS.

Vlerësimi i këtyre hapësirave si qendra kreativiteti dhe lidhjeje me komunitetin do të mbetet prioritet për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në vijim.