Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Bashkinë Gjirokastër, Programi Kombëtar i Strehimit Social sjell një investim prej 79,996,038.43 lekësh, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi dhe në lagje ku mungojnë shërbime bazë si ujësjellësi dhe kanalizimet, ose ku këto shërbime janë të amortizuara.

Projekti përfshin gjithashtu rikonstruksionin e rrugës “Baba Selimi, Zinxhira, Gjirokastër”, duke përmirësuar qasjen dhe sigurinë për 98 familje, të cilat do të kenë mundësinë të jetojnë në një mjedis më të denjë dhe funksional.