Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kalaja e Kaninës në Vlorë, po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi për ta ruajtur, forcuar dhe për ta bërë më të aksesueshme për vizitorët.

Ky projekt, i financuar nga Banka Botërore, vjen si bashkëpunim mes MEKI, FSHZH-së dhe Bashkisë Vlorë, është hartuar nga ProSkene dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Albania, duke ndërthurur ekspertizën shkencore, arkitektonike dhe kulturore në shërbim të trashëgimisë sonë.

Punimet, që po realizohen përfshijnë konsolidimin e strukturave, ndërhyrje restauruese e konservuese, si dhe elementë rijetëzues që pasurojnë përvojën e vizitorëve.

Kalaja e Kaninës së shpejti do të shndërrohet në një atraksion kulturor e turistik, në shërbim të identitetit historik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të zonës.

Video, kliko këtu!