Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në zbatim të VKM Nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, i ndryshuar, kapitulli III,
Pika 6, gërma a dhe Ligjit nr.78/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Qëndrës së Botimeve Zyrtare” i cili në kreun III, neni 9 pika 6 parashikon : “Parashikimet aktuale në aktet ligjore
dhe nënligjore që kanë të bëjnë me botimin në median kombëtare, zëvendësohen me botimin në median kombëtare zëvëndësohen me botimin në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare”.
  1. Në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

Nr.

Emërtimi Viti i Prodhimit Vlera fillestare e ankandit në lekë Zhvillimi i Ankandit
Data Ora Vendi
1 Volkswagen Bora 2001 30 000 02.10.25 1000 D.SH.P.P
2 BMW 2002 30 000 02.10.25 1030 D.SH.P.P
3 Audi 1991 22 500 02.10.25 1100 D.SH.P.P
4 Motorr Varke model Mercury  – 12 000 02.10.25 1130 D.SH.P.P
5 Mercedes Benz 1999 20 000 02.10.25 1200 D.SH.P.P
6 Audi 2004 32 000 02.10.25 1230 D.SH.P.P
7 Audi 2002 35 000 02.10.25 1300 D.SH.P.P
8 Motorr Uji Jet-Ski  – 8 000 02.10.25 1330 D.SH.P.P
9 Motorr Kawasaki  – 5 000 02.10.25 1400 D.SH.P.P
10 Volkswagen Phaeton 2003 40 000 02.10.25 1430 D.SH.P.P
11 Mercedes Benz ML skelet 2009 18 000 02.10.25 1500 D.SH.P.P
12 Furgon Volkswagen 2002 30 000 02.10.25 1530 D.SH.P.P
13 Biçikletë  – 500 02.10.25 1600 D.SH.P.P
14 Renault Megane 2004 25 000 02.10.25 1630 D.SH.P.P
15 Smart 2003 25 000 02.10.25 1700 D.SH.P.P

 

Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
  2. Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara
  3. Deklarim personal të secilit pjesëmarrës, që vërteton së ky i fundit nuk është në konflikt interesi, sipas dispozitave të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, të ndryshuar dhe të ligjit Nr. 34/2019, të ndryshuar.  
  4. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Shenim: Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën shpallur për shitje, i konfiskohet 20 % e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Garancia bankare apo mandat pagesa duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarje në ankand.  Garancia bankare apo mandat pagesa mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive të hapura për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pasi të keni tërhequr pranë kësaj agjencie  faturën për arkëtim të plotësuar dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit.