Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në zbatim të VKM Nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, i ndryshuar, kapitulli III,
Pika 6, gërma a dhe Ligjit nr.78/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Qëndrës së Botimeve Zyrtare” i cili në kreun III, neni 9 pika 6 parashikon : “Parashikimet aktuale në aktet ligjore
dhe nënligjore që kanë të bëjnë me botimin në median kombëtare, zëvendësohen me botimin në median kombëtare zëvëndësohen me botimin në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare”

 

  1. Në administrim të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë
Nr. Emërtimi Datëlindja Vlera fillestare e ankandit në lekë Zhvillimi i Ankandit
Data Ora Vendi
1 Qeni “Delta” 19.11.2016 5,000 01.10.25 1000 D.SH.P.P
2 Qeni “Laika” 13.04.2018 5,000 01.10.25 1030 D.SH.P.P
3 Qeni “Brend” 17.07.2019 5,000 01.10.25 1100 D.SH.P.P
4 Qeni “Diezel” 06.01.2016 5,000 01.10.25 1130 D.SH.P.P
5 Qeni “Hejko” 14.10.2020 5,000 01.10.25 1200 D.SH.P.P
6 Qeni “Dorfi” 19.01.2016 5,000 01.10.25 1230 D.SH.P.P
7 Qeni “Lena” 04.04.2023 5,000 01.10.25 1300 D.SH.P.P
8 Qeni “Kiri” 24.12.2017 5,000 01.10.25 1330 D.SH.P.P

 

 

Nr. Emërtimi

Datëlindja

Vlera fillestare e ankandit në lekë

Zhvillimi i Ankandit

Data Ora

Vendi

1 Qeni “Brandi” 12.04.2014 5,000 01.10.25 1400 D.SH.P.P
2 Qeni “Sindi” 15.11.2015 5,000 01.10.25 1430 D.SH.P.P
3 Qeni “Liza” 01.11.2014 5,000 01.10.25 1500 D.SH.P.P
4 Qeni “Vreni” 28.09.2018 5,000 01.10.25 1530 D.SH.P.P
5 Qeni “Mega” 12.11.2014 5,000 01.10.25 1600 D.SH.P.P

Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
  2. Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
  3. Deklarim personal të secilit pjesëmarrës, që vërteton së ky i fundit nuk është në konflikt interesi, sipas dispozitave të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, të ndryshuar dhe të ligjit Nr. 34/2019, të ndryshuar.  
  4. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Shenim: Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën shpallur për shitje, i konfiskohet 20 % e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Garancia bankare apo mandat pagesa duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarje në ankand.  Garancia bankare apo mandat pagesa mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive të hapura për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pasi të keni tërhequr pranë D.SH.P.P. ose degëve të thesarit në rrethe faturën për arkëtim të plotësuar dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit.