Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri Blendi Gonxhja me Drejtoreshën e re të Sekretariatit të CEFTA-s, znj. Pranvera Kastrati, diskutuam mbi zhvillimet në kuadër të CEFTA-s dhe kontributin që kjo marrëveshje jep në procesin e integrimit rajonal dhe në përgatitjen e Shqipërisë për tregun e vetëm të BE-së.

Shkëmbyem mendime mbi rolin që marrëveshja CEFTA luan në procesin e integrimit në BE, duke adresuar nevojën për fuqizimin e kapaciteteve të vendeve anëtare të CEFTA-s përballë sfidave që burojnë nga procesi i negociatave me BE-në. Diskutuam edhe mbi mbështetjen që mund të ofrojë Sekretariati përmes shfrytëzimit të instrumenteve ekzistuese, me synim rritjen dhe forcimin e strukturave administrative që mbulojnë aspektet sektoriale të marrëveshjes dhe protokolleve të saj.