Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

MEKI në mbështetje të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), në cilësinë e koordinatorit të Consortiumit të përbërë nga: Universiteti Europian i Tiranës (UET); Bashkia Korçë; Qendra Piramida; Fondacioni Vodafone Albania; Bashkia Tiranë; Outerlynx; Qendra PROTIK, me mbështetjen e Komisionit Evropian, po zbaton Projektin “Digital Innovation Unit” (DIU) i cili synon të krijojë një qendër inovative për transformimin dixhital në Shqipëri, që ofron shërbime digjitalizimi, trajnime teknologjike dhe mbështetje dhe akses në financim për sipërmarrjet, startup-et dhe SME-të.

Qëllimi i këtij projekti nën drejtimin e MEKI-t, është përshpejtimi dhe zhvillimi i aftësive teknologjike si: inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, programimi, duke kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin tuaj në ekonominë shqiptare duke bërë ndërlidhjen me tregjet europiane dhe globale.

Jeni një biznes i vogël apo i mesëm? Na ndihmoni të kuptojmë më mirë sfidat tuaja për t’ju mbështetur siç duhet! Ky është hapi i parë drejt:

· Rritjes së kapaciteteve digjitale dhe inovative

· Përmirësimit të qasjes në financim dhe tregje

· Fuqizimit të rolit tuaj në ekonominë shqiptare

· Krijimit të hapësirave të testimit dhe demonstrimit për teknologji të reja

· Forcimi i inovacionit lokal dhe përmirësimi i aksesit në tregjet ndërkombëtare Plotësoni pyetësorin këtu https://forms.gle/uqTN3YyofmtkqtDW6

Afati i fundit për pjesëmarrje: 09/05/2025