Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se ka përfunduar periudha e aplikimeve për projekte në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Shpallja e projekteve fituese do të bëhet nga data 14 deri më datën 20 Mars.
Ju falenderojmë për interesimin tuaj!


Nëpërmjet kësaj thirrje Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit synon të promovojë letërsinë e re shqipe, duke u ardhur në ndihmë autorëve të rinj shqiptarë për të botuar dhe për t’u bërë pjesë e një hapësire më të gjerë njohjeje përballë lexuesit.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

  • Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç.
  • Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.
  • Aplikimi fillon më datën 05.02.2024 dhe përfundon në datën 05.03.2024, ora 14:00.
  • Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, aplikimi nuk do të merret në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.

Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 05.03.2024, ora 14:00, në adresën elektronike: info@qkll.gov.al dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.
Për informacione të mëtejshme, mos nguroni të shkruani në: info@qkll.gov.al.