Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Gjirokastra, qyteti i gurit dhe i dritës, me rrugët e kalldrëmta, kulturën e historinë e veçantë, numëron 19 vite në UNESCO. Ky qytet është pjesë e listë së Pasurisë Botërore për shkak të arkitekturës unike, traditat e pasura dhe qëndron si dëshmi e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore e historike.
Një qytet që duket se ka ngrirë në kohë, por në fakt ka diçka për të gjithë, me kalanë madhështore, rrugicat e lagjet e vjetra, natyrën e peizazhet, kulinarinë e mikpritjen, një vend për t’u larguar nga e zakonshmja.