Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Çdo të mërkurë nga data 1 korrik deri më 2 shtator 2015, ora 21 pranë Auditorit të Universitetit të Arteve në Tiranë Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me DocuTIFF dhe Universitetin e Arteve në Tiranë ka si qëllim t’u japë gjallëri mbrëmjeve verore në zonën pedonale të Bulevardit dhe Sheshit Nënë Tereza me një përmbledhje kinematografike 10 Netët e Kinemasë Italiane.

Përmbledhja do të hapet sonte datë 1 korrik, me filmin “L’intrepido” me regji të Gianni Amelio-s. Filmi, i cili ka si protagonist Antonio Albanese, është xhiruar pjesërisht në Shqipëri, vend i rivizituar nga regjizori, pas gati njëzet vitesh që nga filmi Lamerica. Kjo Shqipëria e re do të bëhet për protagonistin një vendi ndoshta shpërblimi. Një Vend i ri, i gatshëm për të transformuar finale dhe për të mirëpritur ata që vite më parë në pritje qëndronin nga ana tjetër; një vend që me Lamerica nuk ka më asgjë të përbashkët: kolapsi financiar tashmë është larg, si dhe eksodi masiv përgjatë Adriatikut dhe dëshpërimi i viteve ’90.

 

Kalendari i përmbledhjes:

1 korrik – L’Intrepido i Gianni Amelio

8 korrik – La sedia della felicità i Carlo Mazzacurati

15 korrik – La variabile umana i Bruno Oliviero

22 korrik – La mossa del pinguino i Claudio Amendola

29 korrik – Noi credevamo i Mario Martone

5 gusht – Tutti i santi giorni i Paolo Virzì

12 gusht – Buongiorno papà i Edoardo Leo

19 gusht – 9x 10 Novanta i Istituto Luce-Cinecittà

26 gusht – La nostra terra i Giulio Manfredonia 2 shtator – Italian movies i Matteo Pellegrini{:}