Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Galeria Kombetare e Arteve    do të hapë në sallën e Ekspozitave të Përkohshme  ekspozitën “100 vjet vizatimi shqiptar”. Ekspozita  e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka dhe Artan Shabani prezanton për herë të parë 152 vepra të zgjedhura në koleksionin e madh të vizatimit të fondit të GKA. Ato janë krijimtari e  46 artistëve. Atmosfera e saj, përpos shkaktimit të nostalgjisë për kohët dhe imazhet historike, i propozon publikut shqiptar dhe të huaj të prekë fillesat dhe përpjekjet krijuese të artistëve, të njohë nivelin në rritje të vizatimit shqiptar dhe të dokumentojë gjurmët stilistikore, ku dominojnë ato realiste.

Ekspozita “100 vjet Vizatimi shqiptar” sjell pamjen e selektuar mbi nxjerjen në pah të temave dhe emrave të artistëve.Ajo kryeson me polifigurën intelektuale tradicionale të Kolë Idromenos, si artisti i parë në krijimtarinë e gjinisë së vizatimit shqiptar. Harku kohor në të cilën përhapet atmosfera e ekspozitës nis me skicë ide të  Idromenos të viteve 90-të shekullit XIX-të dhe mbyllet me vizatimin modern, ekspresivo-abstrakt të artistes Merita Selimi të viteve 90-të shekullit  XX-të.

3 dhjetor 2014- 5 Janar 2015{:}