Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

18 Maj 2014 Aktivitetet e muzeve

Nsmail-3.pdf

Dita Ndërkombëtare e Muzeve zhvillohet çdo vit më 18 Maj. Kjo ditë është krijuar nga ICOM (International Council of Museum – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 37 vjetësh. Gjatë vitit 2013 afro 35,000 muze të shpërndara në 135 vende të botës nga të pesë kontinentet (Amerikë, Afrikë, Azi, Europë, Australi) u përfshinë në aktivitete të ndryshme për të përkujtuar 18 Majin.

Çdo vit Dita Ndërkombëtare e Muzeve përkujtohet me një temë të caktuar.
Për vitin 2014 tema është “Koleksionet e muzeve krijojnë lidhje mes njerëzve”. Kjo temë na risjell në vëmendjen tonë faktin se muzetë janë institucione të gjalla e plot jetë që ndihmojnë të krijohen lidhje mes njerëzve, brezave dhe kulturave nga e gjithë bota. Muzeu është gjithashtu një institucion që ruan dhe tregon të shkuarën tonë; ai është një lidhje mes brezave duke ndihmuar vizitorët të kuptojnë origjinën dhe historinë e tyre.

Intervistë e znj. Zhuljeta Harasani (Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgimninë dhe Diversitetin Kulturor) me detaje rreth aktiviteteve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve. Intervista fillon në minutën 3.25.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve ka filluar të përkujtohet për herë të parë në Shqipëri në vitin 2005. Ministria e Kulturës nëpërmjet rrjetit kombëtar të muzeve të përbërë nga muze historikë, arkeologjikë, etnografikë e tipologjikë të shpërndarë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Krujës, Korçës, Beratit, Fierit, Vlorës, Sarandës organizon aktivitete të ndryshme në varësi të temës së përvitshme të përzgjedhur nga ICOM –INTERNATIONAL për të përkujtuar këtë ditë.

Klikoni në imazh për të vizituar hartën interaktive ku prezantohet rrjeti i muzeve me foto dhe informacione të tjera.

Që prej katër vitesh ICOM financon Natën Europiane të Muzeve e cila organizohet çdo vit të Shtunën më të afërt para datës së 18 Majit. Këtë vit ajo përkon me natën e 17 Majit që pason 18 Majin Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.

Temat në vite:
2014 – Museum collections make connections
2013 – Museums (memory + creativity = social change)
2012 – Museums in a changing ëorld. Neë challenges, neë inspirations
2011 – Museum and memory
2010 – Museums for social harmony
2009 – Museums and tourism
2008 – Museums as agents of social change and development
2007 – Museums and universal heritage
2006 – Museums and young people
2005 – Museums bridging cultures
2004 – Museums and intangible heritage{:}