Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7405]

Dita Botërore e Diversitetit  festohet praktikisht në gjithë botën, që nga Nëntori 2001, muaj në të cilin Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor, në një nga Rezolutat e saj, shpalli 21 Majin si ditën në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e diversitetit kulturor dhe ‘të jetuarit së bashku”.

Përmes kësaj dite UNESCO dhe vendet anëtare të saj, vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit  për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie. Deklarata e mësipërme, shihet si instrumenti ligjor i parë, që e sheh diversitetin kulturor si “Trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit” dhe e konsideron ruajtjen e saj si një aksion konkret dhe etikë të pandashme nga respekti për dinjitetin njerëzor.
Ndërsa bota e djeshme e kishte vënë theksin në ndryshimet e saj, zhvillimet e sotme janë drejt unifikimit dhe të shkuarit drejt një drejtimi. Për të theksuar karakterin fondamental të identitetit tonë kolektiv dhe individual, kultura është mjeti i pashoq për ta përcjellë në mënyrën e duhur këtë mesazh.

Aktiviteti që zhvillohet në 21 Maj 2014, synon të promovojë lidhjen mes Konventës së Diversitetit Kulturor dhe trashëgimisë shpirtërore të minoriteteve, duke risjellë edhe një herë atë që shprehet se trashëgimia shpirtërore, e transmetuar nga një brez në tjetrin, rikrijohet vazhdimisht nga komunitetet dhe grupet si përgjigje e gjenisë së tyre krijuese ndaj mjedisit rrethues, ndërveprimit të tyre me natyrën dhe historinë, dhe u jep  një sens të vazhdimësisë dhe identitetit, duke promovuar kështu respektin për diversitetin kulturor dhe kreativitetin njerëzor.

Ministria e Kulturës, me rastin e kësaj dite, organizon në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar një aktivitet që do t’i kushtohet ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të minoriteteve, të titulluar “Trego Kulturën Tënde”.

Aktiviteti ka si qëllim final evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve, që përbën dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë fushë.

Muzeu Historik Kombëtar, salla UNESCO, 21 maj, ora 12.00.

{:}