Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor festohet praktikisht në gjithë botën, që nga Nëntori 2001, muaj në të cilin Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor, në një nga Rezolutat e saj, shpalli 21 Majin si ditën në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e diversitetit kulturor dhe ‘të jetuarit së bashku”. Ministria e Kulturës, me rastin e kësaj dite, organizoi në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar një aktivitet që do t’i kushtohet ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të minoriteteve, të titulluar “Trego Kulturën Tënde”.{:}