Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6673]

Në kuadrin e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, “Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore” dhe nismës së Ministrisë së Kulturës “Trego Kulturën Tënde” Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë dhe Diversitetit Kulturor, ditën e hënë, dt. 29 shtator organizon aktivitetet e mëposhtme:

Ora 09.30       Tryezë e rrumbullakët “Trashëgimia, Restaurimi, Arkeometria

Vendi:  Ministria e Kulturës, salla “Tefta Tashko”

Ora 11.30       Paradë e ansambleve folklorike përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Nisja: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Mbërritja: Kolonada përballë stadiumit “Qemal Stafa”.

Ora 12.00       Koncert me valle i ansambleve folklorike.

Panair artizanati.  Krahas koncertit të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin dhe një

Vendi: Kolonada përballë stadiumit “Qemal Stafa”.

Shënim: Në rast moti me shi, koncerti do të zhvillohet në Universitetin e Arteve.

Ora 18.00:      Ekspozitë me instrumente të vjetër muzikorë – Koleksioni privat i z. Mark Luli.

Performancë muzikore nga ansambli “Arketip” me instrumente nga ekspozita. Vendi: Muzeu Historik Kombëtar

Shënim:Ekspozita do të qëndrojë e hapur: 29 shtator – 2 tetor 2014.

AKTIVITETE QË DO TË ZHVILLOHEN NGA DREJTORITË RAJONALE TË KULTURËS KOMBËTARE NË KUADËR TE 29 SHTATORIT, DITËS KOMBËTARE TË TRASHËGIMISË KULTURORE DHE “EUROPIAN HERITAGE DAYS”

 

DRKK SHKODËR

Aktivitet prezantues në Galerinë e Artit në Shkodër, ku do të marrin pjesë artistë shkodranë në pikturë dhe skulpturë. Ekspozita titullohet “Monumente, Pejsazh dhe DRKK Shkodër“. Janë të ftuar personalitete të kulturës dhe artit, autoritetet vendore të Shkodrës, miq dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore, si dhe përfaqësues  nga Ministria e Kulturës.

Në këtë ekspozitë do të ketë fotografi, postera të përmasave të ndryshme të trashëgimisë  kulturore materiale, me monumente e pejsazhe, si dhe punën e bërë nga DRKK e Shkodrës.

Në kuadër të kësaj Dite janë botuar “Libri Prezantues” dhe një fletëpalosje e DRKK Shkodër.

Në Kalanë e Shkodrës do të ketë guida prezantuese dhe shpjegime në muzeun e saj si aktivitete ndihmës, shoqëruar me videoprezantim. Aktivitetet do të transmetohen në televizionet lokale dhe kombëtare.

 

DRKK DURRËS

DRKK Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe DAR, Durrës, si dhe me faktorë të tjerë lokale të trashëgimisë kulturore organizon një aktivitet në Qendrën Historike të Durrësit.

Shkollat që kanë birësuar monumentet do të vendosen pranë tyre duke performuar dhe krijuar atmosferën që të rikujton historinë e monumentit. Qytetarët mund të bëjnë një rrugëtim të shkurtër në Qendrën Historike të Qytetit, ku do të gjejnë atmosfere festive e do të përfshihen në aktivitetin e nxënësve. Rrugëtimi zyrtar fillon në orën 4.00 – 4.15 tek Amfiteatri me një performancë të shkollës “Vinçenc Prendushi”.

Tek muret, në pjesën e brendshme do të jetë shkolla “Gjergj Kastrioti” (ora 4.20-4.35), me një shfaqje me këngë të vjetra shqiptare, ku të rinjtë do të jenë me kostume të epokës. Do të ketë ekspozitë, teatër dhe nxënësit – gazetarë do të  intervistojnë kalimtarët.

Në orën 4.45 – 5.00 tek muzeu “A. Moisiu” do të jetë shkolla “Shaqe Mazreku” me një panair sendesh të vjetra , të mbledhura nga nxënësit. Tek Hamami, Qendra Kombëtare e Fëmijëve do të luajë valle popullore të Shqipërisë së Mesme. Bulevardi do te jetë i mbuluar nga shkolla “Jan Kukuzeli”, me këngëtarë, performues, art vizual, instrumentistë, etj. Në orën 5.30 vizita përqendrohet tek Rotonda, ku do të simulohet tregu i vjetër bizantin, dhe, si në një panair, do të promovohet trashëgimia jonë jomateriale, artizanati, kulinaria e zonës, etj.

 

DRKK BERAT

Lektorium mbi fazat e restaurimit të një vepre arti.

Shpërndarja e fletëpalosjeve informuese mbi veprat e artit te restauruara nga specialistët e DRKK.

Shfaqje video per vlerat historiko – kulturore të qytetit.

Aktivitet me “Miqtë e Monumenteve” në disa prej monumenteve të Qendrës Historike.

Çelja e punimeve restauruese në banesën Haxhistasa, monument i kategorisë së parë.

Guida përgjatë itinerarit turistik nga specialistët e DRKK

 

DRKK VLORË

Shpërndarje e posterave dhe fletëpalosjeve promovuese për vlerat arkeologjike dhe mbi Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane, në bashkëpunim me Qarkun Vlorë.

Ekspozitë “Vlera monumentale në vazhdimësi të Qarkut Vlorë”.

Në kuadër të projektit “Miqtë e Monumentit” në dt.26.09.2014, do të organizohen takime me nxënësit e shkollave në Qytetin antik të Orikut, Kalanë e Himarës, Kalanë e Kaninës, Manastirin e Zvërnecit, Sinagogën në Sarandë.

Në dt. 27.09.2014 do të zhvillohen ekspedita njohëse dhe përgatitja e albumeve fotografikë për shpellat, urat dhe çezmat antike.

Gjithashtu në dt. 27.09.2014, në bashkëpunim me Shkollën Artistike, në kuadër të projektit “Miqtë e Monumentit” do të organizohet një ekspozitë me piktura të veshjeve tradicionale të zonës.

Në datat 24 – 29 shtator 2014 do të organizohen vizita në Muzeun e Pavarësisë, Muzeun  Historik dhe Muzeun Etnografik të qytetit.

 

DRKK KORÇË

Me rastin e 29 Shtatorit, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare ka vendosur të organizojë një simpozium për prezantimin e siteve arkeologjike dhe vlerave materiale të monumenteve të kulturës, në Bazilikën e Linit.

Gjithashtu, do të zhvillohet dhe një aktivitet në kuadër të projektit “Miqtë e Monumentit“, në bashkëpunim me shkollën e fshatit Lin.

Atë ditë do të ketë hyrje të lirë për vizitorët në të gjithë muzetë.

 

DRKK GJIROKASTËR

Në kuadër të 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe “European Heritage Days”, brenda territorit që mbulon DRKK Gjirokastër do të zhvillohen këto aktivitete:

Përmet:

Foto-ekspozitë, realizuar nga grupi “Miku i Monumenti” me fotografi të monumenteve të kulturës të rrethit të Përmetit, pranë Shkollës së Mesme të Përgjithshme

Pastrim në monumentin e quajtuar “Guri i qytetit”, në bashkëpunim me Bashkinë.
Gjirokastër:

Ekspozitë fotografike në sheshin “Çerçiz Topulli”.

Shpallja e disa shkollave të qytetit Gjirokastër “MIKU I  MONUMENTIT”  – veprimtari ku disa  shkolla do të përfaqësohen me një aktivitet të thjeshtë: këngë, valle,  recitime, etj.

Një minifushatë sensibilizuese me materiale të ndryshme promocionale gjatë këtij aktiviteti.

     Tepelenë:

Vizita në objekte “Monument kulture”, të shkollave të rrethit, takime biseda, fushata sensibilizuese me banorët e qendrave të banuara pranë këtyre monumenteve.{:}