Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Korpusi prej më shumë se 450 faqesh, 32 Albanian Folkdances është një sfidë bashkëkohore e kompozitorit Aleksandër Peçi mbi disa nga perlat e  rëndësishme të folklorit shqiptar, folklor i cili ka vlera të një niveli botëror, siç është kabaja, polifonia. Në kuadër të festivalit “Pianodrom” do të mund të ndiqni pjesët: “Qan lulja për lulen”, “Kur pata një lule t’ bukur”, “Lule borë”, “Reliev alpin i Rugovës”, “Ra faja prej fikut”, “Vajz’ e valëve”,“Fër fër fër bën fustani”, “As e vogël as e madhe”, etj.
Janë disa nga veprat që mund ti ndiqni në koncertin e radhës të festivalit pianistik, në një veshje moderne të interpretuesve: Etrita Ibrahimi, Klejda Tare, Herton Mikeli, Kostandin Tashko, Merli Suku.

2 Dhjetor, ora 19.00, salla e madhe, Universiteti Arteve{:}