Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Qeveria miratoi rritjen e pagave për Administratën Publike dhe vendimi hyn në fuqi me 1 korrik 2024. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, rritja e pagave nuk është vetëm një instrument për të vlerësuar profesionistët për punën e tyre të përditshme, por është mbi të gjitha pjesë e pandashme e vizionit të Qeverisë për Shqipërinë 2030.
Kategoritë përfituese të rritjes së pagave
• 1,650 mësues të arsimit profesional p rritje page me +22,600 lekë/muaj, duke e çuar pagën mesatare në 98,500 lekë.
• +10,000 lekë në muaj për 650 mësues të kulturës dhe teorisë profesionale për natyrë të veçantë pune, ndërkohë që do të ketë
• +71% rritje page për çdo orë mësimore për mësuesit dhe instruktorët me kohë të pjesshme të shkollave profesionale – nga 350 lekë bëhet 600 lekë për çdo orë mësimore.
• 4,112 punonjës të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe institucioneve të varësisë përfitues të rritjes së pagave.
• 555 punonjës mbështetës, do të ketë një shtesë pagash deri 8,000 lekë/muaj

Politika e rritjes së pagave mbart një buxhet shtesë prej 517 milionë lekë, për të gjithë punonjësit, për vitin 2024. Paga mesatare për specialistët në administratën publike të Ministrisë se Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të jetë 113,333 lekë/muaj, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2023.