Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Privatizimit, Sektori i Privatizimit dhe Monitorimit të Shoqërive në Likuidim
    • Përgjegjës Sektori – Kategoria e pagës III-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Udhëheq procesin e hartimit të politikave dhe planeve të veprimit për privatizimin e shoqërive shtetërore tregtare, në sektorin strategjik dhe jo strategjik, aseteve shtetërore, duke ushtruar të drejtën e pronarit shtet, për të siguruar të ardhura maksimale;
  • Kontrollon dhe mbikëqyr vlerësimin e dokumentacionit të vlerësimit të pronës shtetërore;
  • Ndjek nga afër zbatimin e procedurave të duhura dhe transparente të privatizimit të shoqërive shtetërore tregtare, në sektorin strategjik dhe jo strategjik dhe të aseteve shtetërore;
  • Mbikëqyr zbatimin e procedurave të likuidimit të shoqërive me kapital 100% shtetëror me status “në likuidim”, në lidhje me aktivitetin ekonomiko-financiar.

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al