Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social dorëzojmë çelësat e apartamenteve për 25 familje, në Burrel
Përfituesit e këtij programi janë:
  • 5 familje me persona me aftësi të kufizuara që tashmë do të kenë një hapësirë të përshtatshme për nevojat e tyre të veçanta;
  • 3 nëna kryefamiljare që do të kenë një shtëpi të sigurt për t’u kujdesur për fëmijët e tyre;
  • 2 familje me më shumë se 4 fëmijë, që tani do të kenë më shumë hapësirë dhe rehati;
  • 12 çifte të reja që do të ndërtojnë të ardhmen e tyre në një shtëpi të re;
  • 3 familje të tjera në nevojë që do të kenë sigurinë e një strehimi të qëndrueshëm