Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, së bashku me Zv. Ministrin Sokol Duma dhe Zv. Ministren Lira Pipa në ambientet e MEKI pritën Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Silvio Gonzato ku diskutuan për progresin e projekteve të përbashkëta mes Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Me mbështetjen e BE-së, janë bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e projekteve, që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në kulturën dhe ekonominë tonë.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu për ecurinë e programit EU4Culture, i cili është fokusuar në rijetëzimin e monumenteve të kulturës dhe qyteteve historike me rëndësi të veçantë për trashëgiminë tonë kulturore.
Ky program jo vetëm që synon të rikthejë shkëlqimin e këtyre zonave, por edhe të nxisë turizmin dhe të fuqizojë ekonomitë lokale përmes kulturës dhe historisë sonë të pasur.